Fokat dalin në breg të detit, frikësohen dhjetëra turistë, ikin me vrap

Një video e shpërndarë në rrjetin social TikTok, ku shihen disa pushues në San Diego duke ikur pas daljes me shpejtësi në breg të dy fokave, ka mbledhur afër 10 milionë klikime.

Pamjet ndezën një debat nëse kafshët po përpiqeshin t’i largonin njerëzit dhe të shijonin vetë gjirin piktoresk.

Por eksperti i kafshëve të detit, Eric Otjen nga kompania “Sea World” tha se kjo është një sjellje normale e fokave në këtë periudhë të vitit, kur fillon edhe sezoni i shumimit.