Pas tre javësh në arrati në një aeroport, kapet macja Rowdy

Një mace e quajtur Rowdy më në fund është kapur pasi kaloi tre javë në arrati brenda një aeroporti amerikan.

Kafsha shtëpiake katër vjeçare ka shmangur stafin e aeroportit, punonjësit e linjës ajrore dhe ekspertët e kafshëve në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit që kur u arratis nga kafazi i saj në ndjekje të disa zogjve.

Macja e zezë me sy të gjelbër iu nënshtrua një kontrolli shëndetësor dhe tani është vendosur të kthehet në familjen e saj.

Nolet Sahli dhe bashkëshorti i saj ishin duke u kthyen nga Gjermania në SHBA.

Në momentin që arritën në aeroport në Lufthansa macja doli nga kafazi i saj. 

Arratisja  e maces shkaktoi një kërkim masiv nga stafi i aeroportit dhe mbrojtësit e mirëqenies së kafshëve.

Për të gjurmuar kafshën shtëpiake, grupi përdori kurthe të sigurta dhe vendosi kamera të kafshëve të egra në përpjekje për ta kapur atë.

Në një postim në Facebook, Sahli tha se ata gjithashtu i dërguan aeroportit ëmbëlsirat e preferuara të Roëdy për t'u vendosur në kafaze dhe madje regjistruan shënime zanore që ata të luanin.