Protesta të forta në Romë, taksistët kundër liberalizimit të sektorit
Prej mëngjesit të sotëm qindra taksistë italianë po protestojnë në rrugët e qëndrës historike të Romës e pranë selisë së kryeministrisë italiane.
Ata janë kundër liberalizimt të sektorit të tyre, masë kjo e pëfshirë në draftin ligjin mbi konkurencën e që përcakton një ekonomi tregu më kompetitive, por që për taksistët çon drejt shkrirjes së profesionit të tyre.
Qindra taksistë romanë, por dhe në qytete të tjera italiane si Torino e Milano protestojnë kundër kompanisë UBER, një shërbim transporti online që me një aplikacion në telefon të ofron prenotimin më të mirë në çmim e kohë.
Taksistë italianë akuzojnë këtë shërbim transporti për konkurrencë të padrejtë e me një letër të hapur adresuar qeverisë italiane, sindikatave e palëve sociale, deklarojnë se nuk do të pranojnë rregullat e shërbimit Uber.
Ata kërkojnë grisjen e nenit 10 të draft ligjit mbi konkurencën e që ka të bëjë me profesionin e tyre.
Protesta e ditës së sotme ka regjistruar momente tensioni mes taksistëve e forcave të rendit.
Flakandanë e bomba letre të hedhura nga protestuesit kanë detyruar forcat e rendit të vëjnë në masa të forta sigurie Palazzo Chiggi.
Sipas statistikave europiane, Italia është ndër vendet e fundit europiane për numrin e taksive në çdo 10 mijë banorë.
Në Romë gjënden 24 taksi në çdo 10 mijë banorë, në Milano 37 taksi në çdo 10 mijë banorë. Ndërsa në Barcelonë ky raport është shumë më i lartë, ku në çdo 10 mijë banorë janë në shërbim 99 taksi, e në Londër 83.
Për nga mesatarja e çmimeve, sipas Eurotest, Roma e Milano renditen në vendin e shtatë e të tetë ndër 22 vende europiane e qyteti me taksitë më të lira është Lisbona.