Ukrainë/ Numri i të vdekurve në Chasiv Yar rritet në 48
Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse të shtunën në qytetin e Chasiv Yar është rritur në 48, sipas shërbimeve ukrainase të urgjencës.
Shërbimet e urgjencës shtetërore të Ukrainës lëshuan një përditësim vonë të mërkurën:
"Që nga ora 19:00, trupi i një personi të vdekur u gjet në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin Chasiv Yar. Në total u gjetën trupat e 48 personave të vdekur, përfshirë 1 fëmijë dhe 9 persona u shpëtuan nga rrënojat."
Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të mërkurën shtoi se pastrimi i mbeturinave vazhdon.
"Pastrimi i mbetjeve vazhdon pas sulmit rus në qytetin e Chasiv Yar. Deri më tani, lista e të vdekurve përfshin 48 persona , përfshirë një fëmijë. Fatkeqësisht, numri i të shpëtuarve nuk ka ndryshuar - 9 persona. Ekipet e shpëtimit do të punojnë në vend deri sa të pastrohen të gjitha mbetjeve. Ishte një nga sulmet më brutale ruse gjatë gjithë luftës - kaq shumë viktima. Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe miqtë e viktimave.”
