Kroacia, ‘këmbë tersi’/ Bie monedha e euros, bazohet me dollarin amerikan, frikë për recension në BE

Kroacia firmosi sot zyrtarisht për të kaluar në monedhën e euros, pikërisht në ditën kur monedha evropiane u dobësua kundrejt dollarit amerikan. Në tregjet ndërkombëtare një euro këmbehet me 1 dollar.

Për herë të parë në gati 20 vjet, një euro vlen pothuajse sa një dollar amerikan.

Euro, e cila ndahet nga 19 vende evropiane, së fundmi është vënë nën presion, si shumë monedha të tjera kundrejt dollarit, duke humbur më shumë se 10 %  të vlerës së saj këtë vit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lufta në Ukrainë, furnizimet e kufizuara me energji nga Rusia, inflacioni i lartë dhe rreziku në rritje të recesionit në eurozonë e kanë zvarritur euron në barazimin një me një me dollarin.

Gjatë kësaj jave, frika se gazsjellësi rus Nord Stream 1 i cili furnizon Gjermaninë, mund të qëndrojë i mbyllur edhe pas 10 ditëve të rikuperimit të tij ka goditur rëndë monedhën evropiane.

Në tregjet e tjera të martën, aksionet në Evropë dhe Azi ishin kryesisht në rënie dhe kontratat e së ardhmes në SHBA po tregtoheshin më pak.

Hera e fundit kur euro kishte vlerë të njëjtë me dollarin ishte në dhjetor 2002, jo shumë kohë pasi monedha u prezantua në vitin 1999.