Në kërkim për vrasjen e turkut, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

Shqiptari Fisnik Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një turku është arrestuar ditën e sotme në Gjermani.

Mediat gjermane, bëjnë me dije ngjarja ndodhi disa ditë më parë në lagjen Gaarden të Kiel, Gjermani, ndërkohë 23-vjeçari u arrestua sot pas disa ditësh kërkimesh.

Fisnik Hoxha u arrestua nga njësitet speciale të policisë së North Rhine-Westphalia në Gelsenkirchen.

Përmes një deklarate, policia gjermane njofton se i riu shqiptar nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.