Aborti, Kisha kundër BE/ Kritika rezolutës së Parlamentit Europian: Mos e kaloni kufirin

Kisha Katolike kritikoi rezolutën e miratuar nga Parlamenti i BE-së për ta konsideruar abortin si të drejtë themelore dhe për ta përfshirë abortin në Kartën e të Drejtave Themelore.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Peshkopëve të Bashkimit Evropian, Manuel Barrios Prieto, tha në Bruksel, se Parlamenti po shkel një territor që është jashtë kompetencave të tij dhe po ndërhyn në çështjet e brendshme të shteteve demokratike.

Barrios Pietro  tha se kërkesa e Parlamentit Evropian për mund ta rrezikojë seriozisht reformën e traktateve të BE-së dhe të intensifikojë mosmarrëveshjet midis qytetarëve dhe shteteve anëtare. Në Evropë ka një prirje te qartë drejt legalizimit të abortit dhe heqjes së pengesave ligjore dhe politike.

Shumë vende përfshi dhe katoliket si Irlanda dhe Spanja, i kanë rishikuar ligjet për abortin, duke e lejuar atë.