Itali/ "Unë e rris dhe e konsumoj vetë cannabis-in", këshilltari bashkiak shokon me deklaratën e tij
Themeluesi i lëvizjes 'Sarde' dhe sot këshilltar bashkiak në Bolonja me përgjegjësi për turizmin, Mattia Santori, promovues i legalizimit të cannabis dhe nismave të tjera ndërgjegjësuese mbi këtë temë, ka shokuar mbarë opinionin publik. Ai ka deklaruar se kultivon në shtëpi disa rrënjë cannabis për konsum vetjak.
"Kam rritur disa fidanë që në moshën 18-vjeçare, pastaj një ditë motra ime e kthyer nga Amsterdami më solli disa fara, por më shkuan dëm. Bleva ato që më duheshin dhe me pak fjalë, e kultivoj për përdorim personal," tha ai.
Për momentin - pranon ai - vetëkultivimi barazohet me tregtimin e drogës, për të cilën rrezikoj deri në 6 vjet burg: është absurde. Nuk është rastësi që gjykatat e mbledhura të Kasacionit tashmë i kanë bërë me dije gjykatave të marrin në konsideratë disa bimë si përdorim personal.
"Unë blej fara nga një dyqan kërpi që paguan taksa - thotë Santori - bleva pajisjet e mia dhe e gjithë kjo tashmë është e ligjshme. Kështu e di ku shkojnë paratë e mia. Tregu i kanabisit nxit krimin e organizuar. Konsumi im nuk pasuron kriminelet, prandaj them se e imja është një sjellje jo e jashteligjshme”.
"Nëse Parlamenti ngre supet unë nuk e mbyll gojën. A krijon varësi? Është e vërtetuar shkencërisht që nuk është kështu. Atëherë është e qartë se duhen politika ndërhyrjeje për konsumin problematik, deklaroi Santori, raporton media italiane Ansa.
