Ndërsa Putin mbyll rubinetat e gazit për riparime, Evropa ka frikë se ai mund të mos i hapë më

Rusia mbyll nesër një tubacion jetik që transporton gaz në kontinentin europian për dhjetë ditë mirëmbajtje rutinë dhe ajo mund të mos i hapë më rubinetat.

Tashmë ka shqetësime për furnizimet në Gjermani, deri tani importuesi më i madh i gazit rus, qeveria e së cilës javën e kaluar propozoi një ligj emergjence për të ndihmuar në mbajtjen e ngrohjes gjatë dimrit. Italia dhe disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore gjithashtu kanë frikë nga problemet kur moti bëhet më i ftohtë.

Aktivitetet e mirëmbajtjes verore në tubacionin, i cili kalon nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani, janë planifikuar të zhvillohen nga 11 deri më 21 korrik.

Ajo vjen ndërsa qeveritë evropiane përpiqen të mbushin depozitat nëntokësore me furnizime me gaz natyror në një përpjekje për t’u siguruar familjeve karburant të mjaftueshëm për të mbajtur dritat ndezur dhe shtëpitë të ngrohta gjatë dimrit.

BE-ja, e cila merr afërsisht 40% të gazit të saj nëpërmjet tubacioneve ruse, po përpiqet të zvogëlojë me shpejtësi varësinë e saj nga hidrokarburet ruse në përgjigje të sulmit disamujor të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.