Twitter do të padisë Elon Musk pasi ai tërhoqi marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh
Kushtet e marrëveshjes kërkojnë që Elon Musk të paguajë një tarifë ndarjeje prej 1 miliard dollarësh nëse nuk e përfundon transaksionin - por duket se bordi i Twitter nuk po planifikon të pranojë pagesën dhe në vend të kësaj do të ndërmarrë veprime ligjore.
Elon Musk është tërhequr nga një marrëveshje për të marrë përsipër Twitter për 44 miliardë dollarë.
Në një deklaratë dhënë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së, përfaqësuesit e Musk thanë se Twitter shkeli kushtet e një marrëveshjeje dhe "duket se ka bërë përfaqësime të rreme dhe mashtruese".
Ata thanë se Twitter nuk kishte ofruar gjithashtu të dhëna dhe informacione të kërkuara nga Musk për t'i mundësuar atij të "bërë një vlerësim të pavarur të përhapjes së llogarive të rreme ose spam" në platformën e mediave sociale.
Kushtet e marrëveshjes kërkojnë që Musk të paguajë një tarifë ndarjeje prej 1 miliard nëse nuk e përfundon transaksionin.
Megjithatë, duket se bordi i Twitter nuk po planifikon të pranojë pagesën dhe në vend të kësaj do të ndërmarrë veprime ligjore.
Kryetari i Twitter-it, Bret Taylor, shkroi në Twitter se kompania është "e angazhuar të mbyllë transaksionin për çmimin dhe kushtet e dakorduara me Musk dhe ka në plan të ndjekë veprime ligjore për të zbatuar marrëveshjen".
"Ne kemi besim se do të triumfojmë në Gjykatë”, shtoi ai.
The Twitter Board is committed to closing the transaction on the price and terms agreed upon with Mr. Musk and plans to pursue legal action to enforce the merger agreement. We are confident we will prevail in the Delaware Court of Chancery.
— Bret Taylor (@btaylor) July 8, 2022