Gjyshja 105-vjeçare thyen rekordet e vrapimit në Indi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 08:21
Rambai është 105 vjeç dhe po ju jep këshilla fitnesi njerëzve që e rrethojnë.
Ajo filloi karrierën e saj të vrapimit në shtetin verior të Indisë, Haryana, vetëm një vit më parë, por tashmë ka fituar disa medalje në garat lokale.
Ajo konkurron në kategorinë e saj të moshës dhe ndonjëherë, ajo është e vetmja vrapuese në garë.
Por për të, pjesëmarrja në këto gara është më e rëndësishme se fitorja.
Familja e saj dëshiron që ajo ta marrë lehtë, por Rambai thotë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti./BBC/
