Afrika e Jugut: Pesëmbëdhjetë të rinj vriten në një lokal

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.

Policia tha se persona të armatosur hynë në Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. 

Asnjë motiv për sulmin nuk është përcaktuar.

Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital.

Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.

Kreu i policisë së provincës Gauteng, Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë "një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm".

Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur.

Të shtënat nuk janë të rralla në Afrikën e Jugut. Ata janë shpesh të lidhur me bandat ose alkoolin.

Por ky është një numër jashtëzakonisht i lartë i vdekjeve dhe vjen menjëherë pas vdekjes së 21 adoleshentëve që dyshohet se janë helmuar në një lokal tjetër në qytetin e Londrës Lindore./BBC/