Argjentinë, shkencëtarët zbulojnë dinosaurin gjigant "Meraxes"

Në një artikull të botuar të enjten, paleontologët thanë se kishin zbuluar një grabitqar të ri, me një kokë të madhe dhe krahë të vegjël, si ato të Tyrannosaurus rex.
Gjetjet u botuan në revistën Current Biology dhe tregojnë se gjymtyrët e vogla të përparme nuk ishin një aksident i evolucionit, por përkundrazi e ndihmuan krijesën të mbijetonte në epokën e saj.
Për Meraxes gigas u deshën katër vite gërmime të ekspeditave në terren në Patagoninë veriore, Argjentinë. Kafka u gjet e para në vitin 2012.
Çfarë zbuloi ekipi i paleontologëve?
Mbetjet e fosilizuara të dinosaurit u ruajtën mirë, me skelet afërsisht 11 metra të gjatë. Vetëm kafka ishte më shumë se 127 centimetra e gjatë.
Studiuesit besojnë se giga Meraxes peshonte rreth katër tonë. Krahët e tij, megjithatë, ishin vetëm rreth 60 cm të gjatë.
Studiuesit besojnë se dinosauri i sapo zbuluar është zhdukur 20 milionë vjet përpara ekzistencës së Tyrannosaurus rex.

Juan Canale, drejtuesi i projektit në Muzeun Paleontologjik Ernesto Bachmann në Neuquen, Argjentinë dhe një bashkëautor i botimit të së enjtes, tha se krahët e vegjël mund të kenë luajtur një rol në riprodhim.
"Ata mund t'i kenë përdorur krahët për sjellje riprodhuese, si mbajtja e femrës gjatë çiftëzimit ose mbështetja e tyre për t'u ngritur pas një pushimi ose një rënie," tha Canale.
Makovicky tha se specia e sapozbuluar ka jetuar në tokë midis 90 dhe 100 milionë vjet më parë, gjatë periudhës së Kretakut. Në atë kohë, rajoni i Patagonisë ishte i lagësht, më i pyllëzuar dhe më afër bregut.

