Kuvendi heq nga rendi i ditës aktin normativ për kompensimin e firmave të ndërtimit, 2 korriku afati i fundit i miratimit
Kuvendi heq nga rendi i ditës miratimin e aktit normativ për kompensimin e çmimit të materialeve të ndërtimit.
Kërkesa u bë nga deputeti I LSI-së Petrit Vasili
Petrit Vasili: “Një akt i tillë s’mund të vijë në Kuvend. Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet sociale, ky projektligj nuk u shqyrtua dot jo për mungesë dëshire, por se përfaqësuesit e qeverisë që duhet të mbronin ligjin, e patën të pamundur që të vijnë për shkak të impenjimeve të tjera. Kjo është shkelje, pasi një akt i tillë s’mund të vijë në sallë”
Kjo është kërkesë është mbështetur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Taulant Balla: Shpresoj që të kemi mirëkuptimin dhe të Alibeajt. Kërkojmë shtyrje, shtyrja të bëhet deri javën tjetër. Duke qenë se java tjetër është java e gjelbër, ndaj biem dakord që kjo javë të shtyhet. Data 2 korrik është afati i fundit i shqyrtimit të aktit normativ. Duke qenë se kemi dakordësi të dy grupimeve më të mëdha, PS dhe PD, kjo çështjes të shtyhet me këtë shënim që të zhvillohet seanca në datën 30. Nuk është detyruese, që komisionet të shtyhen.”