I paralizohet gjysma e fytyrës, Justin Bieber: Ju lutem lutuni për mua!
Këngëtari i famshëm botëror Justin Bieber ka zbuluar sëfundmi se vuan nga sindroma e "Ramsay Hunt" që i ka shkaktuar një paralizë të përkohshme të fytyrës.
Kjo ishte arsyeja e anulimit të turneut të tij të tij botëror disa ditë më parë.
Ylli i poppit 28 vjeçar u kërkoi falje fansave në faqen e tij në Instagram përmes një videoje dhe ndau më tepër detaje nga gjendja e tij.
Ai publikoi një foto ku dukej syri i tij i djathtë i mbyllur ndërkohë paraliza i kishte prekur të gjithë anën e djathtë të fytyrës.
Menjëherë pas videos ku ai tregon për gjendjen e tij Justin shkroi në Instagram se gjendja e tij po bëhej gjithnjë e më e vështirë, pasi ai as nuk mund të ushqehej lirisht, duke i kërkuar fansave të luten për të.
"Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ngrënë gjë që ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyese. Ju lutem lutuni për mua," ka shkruar këngëtari.
Të martën, artisti kishte njoftuar se ai po shtynte 'disa shfaqjet e ardhshme' të turneut të tij botëror, rreth 130 data, për shkak të 'sëmundjes që nuk lidhet me Covid'.
'Nuk mund ta besoj që po e them këtë. Unë kam bërë gjithçka për t'u përmirësuar, por sëmundja ime po përkeqësohet", shkroi ylli 28-vjeçar i popit - që numëron 539.2 milion ndjekës në mediat sociale.
Sipas klinikës "Majo" paraliza që shkaktohet nga sindroma "Ramsay Hunt" është një paralizë e përkohshme, megjithatë ajo mund të përsëritet shumë shpesh duke u kthyer në dicka të përhershme.
