“Shumë kam për të thënë, por po e lë me kaq”, Robert Berisha jep detaje mbi këngën e tij më të fundit dedikuar...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 08:20
I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Robert Berisha, ka dhënë detaje për klipin e publikuar së fundmi, që mban titullin "Nanë”.
Berisha thotë se këngën e ka publikuar pas 1 viti nga vdekja e nënës së tij, e cila ka humbur betejën me kancerin.
“Pas një pauze 1 vjeçare. Nëna ime ka ndërruar jetë më 9 janar të vitit 2021. Fiks kur janë bërë 40 ditë erdhi data për me filluar sezonin e ri të emisionit. Si me pas ditur ajo që do të vdes në këtë datë që mos t’i lë çunat, se ne kemi profesion të ndjeshëm. Thashë të ja dedikoj një këngë nënës. Prindërit duajini sa të jenë gjallë. Askush nuk bën atë që bën nëna".
