Robert Berishën më shumë e kanë ndihmuar intervistat për t’u bërë i famshëm sesa kënga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 22:08
I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Robert Berisha ka thënë se intervistat që ka bërë në emisione i kanë dhënë më shumë famë sesa këngët.
Ai tha se edhe pse është këngëtar nuk ka bërë shumë hite e albume, ndërsa shton se për t’u ngjitur në karrierë e kanë ndihmuar intervistat.
“Mua intervistat sidomos në Shqipëri më kanë ndihmuar te pjesa e famës shumë. Unë jam këngëtar por nuk kam bërë shumë hite e albume. Këto intervistat më kanë ndihmuar në karrierë e famë.”
