Medalja e vjedhur e Piolit. Liga e Serie A qetëson trajnerin

"Mister Pioli mos u shqetëso, do të ta japim nesër medaljen". Kjo eshtë përgjigja që Serie A i ka kthyer trajnerit të Milanit pasi në transmetim direkt ai bëri të ditur se ia kishin hequr nga qafa gjatë festimeve. 

Frymëmarrje lehtësuese për teknikun e kampionëve të Italisë i cili në mënyrë dëshpëruese kërkoi me ngulm që t'ia kthenin pasi nuk ka në qarkullim një ekzemplar tjetër.

Mesa duket, Serie A e ka gjetur zgjidhjen në mënyrë qe Pioli të shijojë festën.