Kupa e Botës shpalos madhështinë në kryeministri. Vizitat të lejueshme për publikun (Fotot LSA)
Gilberto Silva me Kupën e Botës në kryeministri. Ish-mesfushori brazilian prezantoi për shqiptarët trofeun më prestigjoiz të lojës së futbollit.
Në godinën e ekzekutivit shqiptar, fillimisht u organizua një ekspozitënë bashkëpunim me FSHF mbi Historinë e Futbollit Shqiptar, në Dhomën e Artistit, COD.

Pas fjalës përshëndetëse për ekspoziten nga Armando Duka, President I FSHF në Dhomën e Artistit në orën 15:00 u ekspozua Kupa e Botës në Sallën e Librarisë, e cila do të rrijë e hapur deri në orën 21:00, ku vizitat do të menaxhohen me ftesa në fasha të ndryshme oraresh.

Kryeministri Rama u shpreh entuziast për këtë ndalesë të trofeut të Kupës së Botës ndërsa FIFA i bëri një dhuratë të veçantë, Kupën e Botës në miniaturë.

Më pas, fondacionet e ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana dhe Rolandi Hysi zhvilluan një aktivitet sportiv me fëmijë në kopshtun e kryeministrisë.







