Kupa e Botës në Tiranë, ankohen ish-trajnerët: Rama nuk na la as ta shohim

Tirana mirëpret Kupën e Botës që do t'i jepet në 18 dhjetor ekipit fitues të botërorit Katar 2022.

Tifozët shqiptar të cilët kanë dëshirë për të parë nga afër këtë trofe mund ta vizitojnë në ambientet e kryeministri, ku është ekspozuar për futbolldashësit.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, tha se është e veçantë që ky trofe u soll në Shqipëri, nga një futbollist i shquar Brazilian si Gilberto Silva dhe i kërkoi gardës mos shqetësojnë tifozët.

Rama: Në ditët e sotme është të sjellësh Kupën e botës është e thjeshtë. Kur e sheh nga afër duket sikur është prodhuar që të jetë gjithmonë me brazilian sepse ka ato ngjyra.

Ndërkohë Gilberto Silva u shpreh:

“Kjo do të thotë shumë sepse sa herë e shoh trofeun është një moment shumë i veçantë.

Por ndërsa Rama bën show, legjenda e kombëtares Demollari ironizon.

“Na ftuan sot për të parë Kupën e Botës, por nuk na lanë as të bëjmë një foto. Kupa ishte e fshehur për ne, njerëzit e futbollit. Nuk jam ndjerë më i ofenduar sesa sot.”

Si pjesë e turit që kupa bën në botë, do të ndalet në 51 shtete.