Premier e “çmendur”, City “flirton” me dështimin e shekullit, Gerrard nuk arrin të ndihmojë Liverpool

 

Manchester  City kampion për të dytin vit rresht në Premier League. Atë që nuk e bën dot në Europë, Pep Guardiola e realizon në kampionatin më spektakolar të planetit duke pushtuar për të dytin sezon rresht Anglinë me një titull shumë të vuajtur por edhe më të bukur për “Citizens” që zbehin sadopak dhimbjen e eleminimit dramatik nga Champions League prej Realit të Madridit.  

Premier e “çmendur”, City “flirton” me

Në ndeshjen e fundit, Aston Villa ishte i pafuqishëm për të bërë surprizën në një ndeshje ku vetëm 5 minuta rezultuan asfiksuese për miëtq të cilët nuk arritën të ruanin avantazhin e pabesueshëm 2-0 që kishte bërë më krahë Liverpoolin.

3-2 në fund të 94 minutave historike për Manchester City duke zhvlerësuar edhe fitoren e Liverpoolit 30 km më larg në “Anfield Road”.

Premier e “çmendur”, City “flirton” me

Vetëm 1 pikë diferencë mes dy skuadrave në një sezon shumë të luftuar ku vendosën detaje shumë të vogla dhe sfida direkte e kthimit e vetëm pak javëve më parë që u mbyll me atë barazim rokambolesk 2-2.

Titulli i tetë në divizionin maksimal anglez dhe i gjashti në epokën Premier për skuadrën e dytë të Manchester-it që ka nisur të ndërtojë dalëngadalë një histori të suksesshme duke kërcënuar trashëgiminë e kushërinjve të United që e mbyllën këtë sezon në zonën Europa League duke dhuruar një tjetër paraqitje zhgënjyese poshtë pritshmërive dhe asnjëherë në nivelin e erës Ferguson.

Ky është titulli i katërt për Pep Guardiolën në Premier League, një kampionat që tashmë ka nisur ta shikojë si trajneri i shtëpisë, duke i dhënë një tjetër leksion rivalit të tij Jurgen Klopp. Statistikisht, sezoni i Manchester City është fenomenal.

Vetëm tre humbje sezonale, 6 barazime dhe pjesa tjetër fitore. 93 pikë, në kufirin e 100 golave të shënuar gjatë gjithë sezonit dhe mbrojtja më e mirë me vetëm 24 gola të pësuar. Dominim absolut përtej hemisferës Liverpool pasi asnjë prej kundërshtarëve të tjerë nuk arriti të mbante ritmin e skuadrës së Pep Guardiolës.

Golashënuesi më i mirë i skuadrës Kevin De Bruyne me 15 realizime është vetëm i pesti në klasifikimin e përgjithshëm çka tregon qartë se golat e skuadrës bardhekaltër nuk janë një ekskluzivitet i sulmuesve ndërsa mesfushori belg sipas të gjitha gjasave do të shpallet edhe lojtari më i mirë i sezonit pasi këtë çmim por në kategorinë e të rinjve e fitoi Phil Foden.

Fituesi i merr të gjitha pasi “The Reds” që ironikisht kanë pësuar vetëm dy humbje sezonale, nuk arrijnë të bëjnë hapin e fundit të madh duke lënë takim për sezonin e ardhshëm.

Vetëm duartrokitje për skuadrën e Jurgen Klopp, 1 pikë më pak se kampionët por me gabimin e vetëm të dy barazimeve më shumë se “Citizens”. Të pamposhtur nga skuadra e Guardiolës dhe sulmi i dytë më i mirë, kjo skuadër do të kishte fituar me “duar në xhepa” në çdo kampionat tjetër por jo në rastin e Premier League. Kurorën e mban Manchester City, Liverpool duhet të provojë sërish sezonin e ardhshëm.