Gilberto Silva ekspozon Kupën e Botës: Shpresoj që trofeu të frymëzojë gjeneratat
Ish-mesfushori kampion bote me Brazilin në vitin 2002, Gilberto Silva mbërriti në Tiranë bashkë me trofeun origjinal të Kupës së Botës që do të qëndrojë i ekspozuar deri në orën 21:00 në kryeministri.
Gjatë fjalës së mbajtur në aeroport, ish-mesfushori u shpreh i emocionuar oër ndalesën në Shqipëri, e para në vendin tonë për trofeun më prestigjoz të futbollit.

“Është një kënaqësi e madhe që të jem këtu në Tiranë, në Shqipëri, në këtë vend, ku futbolli merr frymë. Kur flasim për trofeun e Kupës së Botës ne mendojmë për ëndrrat, për frymëzimin, flasim për magjinë dhe loja e futbollit na sjell të gjithëve bashkë sepse futbolli ka mundësinë për t’i bërë njerëzit bashkë, për t’i bërë ata që të jenë qytetarë më të mirë.

Duhet të përpiqesh çdo ditë për të qenë më i mirë për të marrë rezultat. Për shkak të futbollit jam këtu për t’ju takuar. Shpresoj që kjo ndalesë këtu, shpresoj t’ju frymëzojë të gjithë, gjeneratat e ardhshme, në sport, në jetë, për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet”.
