Historike/Kupa (origjinale) e Botës ekspozohet në Shqipëri për një ditë

Një trofe që peshon shumë, sa e gjithë bota. Kupa që e lakmojnë të gjithë, ajo që dorëzohet çdo katër vjet te skuadra më e fortë e planetit, shkel për herë të parë në tokën shqiptare.

Trofeu i FIFA World Cup i shoqëruar nga ambasadori Gilberto Silva, mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” paraditen e së dielës për ndalesën 1-ditore në tokën e shqiponjave ku do të ekspozohet për kureshtarët.

Ndalesa e parë do të jetë në aeroport dhe më pas që prej orës 15:00 trofeu do të ekspozohet në Sallën e Librarisë në kryeministri, e cila do të rrijë e hapur deri në orën 21:00, ku vizitat do të menaxhohen me ftesa në fasha të ndryshme oraresh.

Shqipëria është e përzgjedhur mes 51 vendeve ku trofeu do të ekspozohet deri në muajin nëntor nga të cilët 32 janë vendet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Historike/Kupa (origjinale) e Botës ekspozohet në Shqipëri