Strakosha përshëndet Lazion. Portieri i Kombëtares drejt Premier League

Thomas Strakosha i jep lamtumirën Lazios pas 10 viteve me fanellën bardhekaltër. Portieri i Kombëtares Shqiptare ka postuar një letër të shkurtër virtuale në Instagram ku me zemër të thyer mbyll bashkëpunimin me ekipin roman. 

"Erdhi momenti të përshëndetemi Lazio ime pas 10 viteve intensive dhe shumë të bukura të mbushur me lavdi e trofe. Dua t'i përshëndes të gjithë, që nga lojtarët e ekipeve zinxhir te skuadra aktuale, stafin, klubin dhe të gjithë njerëzit qe më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime. Do të ngelesh gjithmonë në zemrën time. Ju uroj shumë fat!"

Strakosha përshëndet Lazion. Portieri i Kombëtares drejt Premier

Sipas.mediave italiane, Strakosha ka arritur marrëveshjen me Fulham për të nisir një aventurë të re në Premier League.