Presidenti Meta nuk ka asnjë kuriozitet për zgjedhjen e pasardhësit të tij
Në procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm çfarë këshillash do i jepte opozitës presidenti aktual Ilir Meta?
"Nuk kam asnjë këshillë për ti dhënë sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore me përgjegjësi të plotë dhe pjesa tjetër aq e pati gjykime, si djegia e mandatit. Këto nuk janë gabime por krime. Nuk kam asnjë sugjerim dhe as kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm" tha presidenti Ilir Meta.
Presidenti Ilir Meta ndodhet në konferencë për medien me gazetarët ku ngriti dhe një herë shqetësimet dhe problematikat që reflekton rezoluta e PE-së për Shqipërinë, shqetësime dhe problematika për të cilat ai vetë ka ngritur me zë të lartë.
A keni merak që edhe këtë kështjellë do ta ketë maxhoranca?
Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjella më të pabesa. Por në momentin kur është thirrur populli I ka rrethuar dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre. Unë nuk kam aftësi çudibërëse. Përderisa ata aktorë ishin të vendosur tia jepnin pushtetet një qeverie gangstere, prandaj jemi këtu, ku listohen problemet, që nuk i raporton media. Media raporton negociata falso dhe procese fars që shqiptarët ë harrojnë problemet e tyre" tha Meta.