Arrestohen hajdutët e makinave në Tiranë e Fushë Krujë, i vidhnin me çelësa të klonuar

Tre 30 vjeçarë janë arrestuar, ndërsa dy janë shpallur në kërkoim pasi akuzohen se përmes çelësave të klonuar vidhnin makina.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit” informon policia.

Në kuadër të operacionit “Cloned Key” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

- E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim; 

- E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit";

- L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim.