Rama sot në Vlorë mbledh kryetarët e bashkive, Dritan Leli i paftuar

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë. 

Kryeministri Rama po zhvillon takim me kryetarët e bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë për përgatitje të fushatës elektorale dhe organizimin e strukturave.

Si në mbledhjet e tjera në Vlorë nuk merr pjesë "i zoti i shtëpisë" Dritan Leli. Gazetari i Ora News, Edi Ruçi informon se kryebashkiaku i Vlorës nuk është ftuar.