Rikthehet festa e Luleve në Lezhë

Pas 2 vitësh ndërpreje për shkak të pandemisë, në Lezhë u rikthye Festa e Luleve. Iniciative e kuzhinierit të njohur Alfred Marku, zgjoi kureshtjen e shumë të ftuarve e vizitoreve të cilët shijuan një mbrëmje ndryshe.

Me moton "Lule në lugë", ishte një feste ku shfaqej arti i kuzhinës gurme,  si dhe u prezantua kultura gastronomike e Lezhës, ku lulet u  përfshinë në gatim.

Pjesë e veprimtarisë ishte dhe prezantimi i librit "Rapsodi në pjatë" me autor Alfred Markun, i cili përban 50 receta të ndryshme gatimi.

Rikthehet festa e Luleve në Lezhë

Evente te tilla janë mënyra më e mire e promovimit të turizmit në Lezhë, thotë kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Festa e luleve i përmbushi pritshmeritë e përsonazheve të pranishem të cilët thonë vlersojnë në maksimum kulinarinë e Lezhës.

Ky aktivitet i cili është kthyer në traditë të parvitshme në Lezhë, i paraprin çeljes zyrtare të sezonit turistik që është me 26-maj dhe pritshmeritë janë për një turizem të suksesshem.