Me shtëpi sa për spektakël, pallati i rindërtuar në Lezhë ende pa ujë dhe energji elektrike
I inaguruar prej gati 1 muaj nga kryeministri Edi Rama, pallati 88 në lagjen "Skëndërbeg", të qytetit të Lezhës ende nuk ka hapur dyert për banorët. Asnjë nga 16-familjet e komunitetit rom dhe egjiptian nuk i kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja, ndërsa kanë frikë të flasin se mund të ngelin fare pa shtëpi.
Gëzimi i familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian që do të strehohen në pallatin 88 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës zgjati sa vizita e kryeministrit dhe donatorit që rindërtoi objektin 4 katësh e dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.
Pas ceremonisë së 22 Prillit, shtëpitë u kyçën sërish.
Asnjë nga 16-familjet përfituese nuk i ka marrë ende çelsat e shtëpisë.
“U inaguarua me të madhe, pse ta lëmë të rrije kot”
Në pallatin 88 nuk është lidhur ende energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa Bashkia e Lezhës nuk jep asnjë sqarim se pse pallati qëndron i kyçur.
“ Këta s’kanë lidhur dritat as ujë as asgjë. Ka ngel si me qenë kopil”
Familjet përfituese ndërsa kanë frikë të flasin, pasi i tremben hakmarrjes, ndërsa fqinjët në emër të tyre e konsiderojnë absurditet situatën.
“Eshtë dëm në dy anët.”
Lezha është një nga bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 kur procesi i rindërtimit ka ecur ngadalë.
Deri më tani vetëm 94 familje kanë marrë shtëpi të reja, ndërsa një pallat qëndron i kyçur.
