Tiranë/ Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet i shpalluri në kërkim kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 15:32
Ideal Agolli, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë, është arrestuar ditën e sotme (18 maj) .
“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sei".”- njofton policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", mbetur në tentativë.
