Marrëveshje “e Arnuar”, Alibeaj dështon t’i marrë Presidentin PS. Mediu: Nuk bëhet pakt me djallin!

Demokratët nuk arritën t’ja merrnin në tryezë Presidentin e ri të Republikës PS.

Nga marrëveshja me treshen negociatore Balla-Gjiknuri-Spiropali, Enkelejd Alibeaj fitoi politikish vetëm ekskluzivitetin që në dy raundet e radhës me shumicë të cilësuar, të drejtën për të prpozuar Presidentin të ketë vetëm e opozitës. Pasi pavërisht kërkesë së tij, socialistët nuk hoqën nga mundësia për ta zgjedhur edhe e vetme kreun e Shtetit, në raundin i 4 dhe 5.

"Deri në raundin e tretë ju keni të drejtën e propozimit. Në raundin e katërt e ka thënë Kushtetuta si zgjidhet" tha Balla.

"Sillni 4 emrat sipas kritereve që ju keni vendosur dhe hajde ti negociojmë" tha Damian Gjiknuri.

Kjo marrëveshje e arnuar politikisht u paralajmërua në tryezë edhe nga Fatmir Mediu, i cili në tryezën negociuese nuk e kishte optimizmin e Enkelejd Alibeaj që PS mund të hiqte dorë nga pushteti.

Fatmir Mediu: "As kam pasur dhe as nuk kam pikën e mëdyshjes që maxhoranca e do për vete presidentin. Me djallin ose ndeshesh ose largohesh prej tij. Nëse pret të bësh marrëveshje me djallin do të thotë që je gabim. Opozita ose duhet të shkojë me kandidaturë ose bën gabim fatal ti dhurojë autoritet dhe pushtet maxhorancës"

Ama përpara se të bindë partinë e Edi Ramës për t’i dhënë votat kandidaturave të opozitës, Alibeaj duhet të gjejë dakordësinë endërmjet demokratëve, pasi minimalisht për një emër i nevojiten 20 firma. Të parët që i dolën kundër kësaj fitorje gjysmake janë deputetët demokratë të Rithemelimit.

Luçiano Boçi:"Zoti Alibeaj me bashkëshoqëruesit e tij nuk ka asnjë lloj mandati të dhënë nga PD apo grupi parlamentar" 

Në diskutimet me praninë e mediave dolën në pah edhe sekretet e negociatave dhe pazaret politike me deputetët.

Deri të djelën në orën 16:00 opozita do të duhet të Depozitojë në Kuvend propozimet e tyre për ta çuar emrin e PS për votim në seancen plenare të orën 18:00.