Aksident në Moravë, makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi i motorit
Burimet policore në vendngjarje-motoçikleta i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga një femër.
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një automjet tip Seat, me targa BR 2121 B ka përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi i motoçikletës,65-vjeçari R.A është përplasur në asfaltin e rrugës dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta në trup.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesja e automjetit tip Seat, shtetasja me iniciale Sh.A, 50 vjeç është shoqëruar në polici, ku edhe po jep deklaratën e saj rreth ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore dhe ekspertë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin është bërë motoçikleta, që në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën i ka prerë rrugën makinës.





