Tiranë, kishte kokainë me vete, prangoset 19-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2022, 14:38
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili është kapur me sasi droge të llojit kokainë me vete.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.