Vasili: Pakti i sotëm “pjellë” e 17 majit, Rama do ta kontrollojë presidentin si rrip pantallonash

Për nënkryetari i LSI, Petrit Vasili marrëveshje e arritur sot mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri është një estradë.

Ai shkruan në Facebook se kjo marrëveshje është një “pjellë” e asaj të 17 majit 2017, duke shtuar se Rama do ta kontrollojë procesin si të dojë me zgjedhjen e presidenti.

Vasili: 17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marrëveshjen Balla Alibeaj! Ne fund te estradës se këlyshit te 18 majit, Rripi i pantallonave te Ramës do te shkoje ne presidence, qe Rama ta liroje e ta shtrëngojë sipas qejfit. Se rripi pa goje, pa sy dhe pa veshe është….tamam siç i duhet Ramës.
Këlysh marrëveshja e 18 maji do te organizoje me bisht ne shale, me kokën poshtë dhe e përdhunuar edhe ceremoninë e dërgimit te Rripit ne presidence siç i ka hije çdo këlyshi.