Vajza mbani vesh këshillën ideale për flokë perfektë në plazh

Vajza mbani vesh. Çanta që do ju shoqërojë në ditët buzë detit apo në pishina duhet të ketë me patjetër balsam apo maskë flokësh.

Olti Shulla parukier i njohur i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora zbulon sekretin për tu kujdesur për flokët tuaja, sidomos për vajzat që kanë flokë të lyer, me fije apo dekolorim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në kohën që nis sezoni i pishinave dhe i plazhit çdo gocë që i ka flokët e lyera, bjonde, me fije, ka bërë më përpara dekolorim dhe sot i ka të errëta duhet të përdorë pa tjetër maskë ose balsam në plazh, na tregon Olti.

Vajzat teksa ulen në shezlong duhet të lyejnë majat e flokëve me balsam ose maskë. Një veprim të tillë duhet ta përsërisin me patjetër edhe pasi të dalin nga uji i detit apo i pishinës.

Kapelet

Shprehja “gjella me kripë e kripa me karar” është e përshtatshme. Kapelen mund ta mbani por jo gjithë ditën pasi floku nuk ajroset dhe bie më shpejt.

Vajza mbani vesh këshillën ideale për flokë perfektë