Mentor Haziri: Këngëtarët me playback, një fatkeqësi. Gjebrea, Fifi dhe Deda për çfarë u “kris” marrëdhënia e tyre?

Mentor Haziri ishte i ftuari i mbrëmjes në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora, një artist i cili ka bërë publikun e çdo moshe për vete me çdo këngë të publikuar.

Në një intervistë që rrallë jemi mësuar t’a shikojmë, artisti foli më shumë rreth jetës së tij personale dhe marrëdhëniet me disa kolegë këngëtarë këtu në Shqipëri. Ndërsa pyetjes sesa i dashuruar është ai vendosi t’i përgjigjej kështu:

Dajana: Cila nga këngët e ta ka qenë dedikim për dikë dhe më pas je penduar që e ke bërë?

Mentor Haziri: Nuk është se jam penduar për shkak se të gjitha këngët që i kam bërë janë këngë të cilat janë përjetime të një kohë të caktuar të jetës time.

Dajana: Me kë nuk do të bashkëpunoje kurrë për një këngë?

Mentor Haziri: Nuk e di se çfarë të them për mua është kushdo i mirëseardhur nëse i ka vlerat e një këngëtari dhe që ka talentin pikë së pari sepse në industrinë tonë muzikore gjithçka është duke funksionuar në playback, me CD dhe kjo është fatkeqësi për shkak se një këngëtar duhet të këndojë live që t’i argëtojë fansat dhe njerëzit që kanë ardhur për t’a dëgjuar.

Dajana: Shumë nota melankolie në këngët e tua…mos vallë kështu është edhe shpirti yt në thellësi?

Mentor Haziri: Ndoshta po dhe njerëzit më paragjykojnë nga kjo qasja ime e drejtpërdrejtë që kam në intervista, por përbrenda jam shumë romantik dhe shumë melankolik, po ashtu edhe nota e mia kur t’i shkruaj dhe t’i këndoj janë melankolike dhe si i tillë mendoj që melankolinë dhe romancën, dashurinë dhe pozitivitetin duhet t’a çojmë përpara, sepse vetëm bashkë mund t’i arrijmë këto.

Dajana: Dua një koment për këta emra artistësh që do të përmend : Fifi, Ardit Gjebrea dhe Elton Deda?
Mentor Haziri: Jo skam koment, zero koment….

Dajana: Ka vuajtur ndonjëherë Mentori për dashurinë?

Mentor Haziri: Po kam vuajtur e pranoj si gjithë njerëzit dhe mendoj se në një lidhje duhet të mendojmë më shumë për njëri-tjetrit sesa për të plotësuar dëshirat sepse shumica janë materiale dhe materializmi e shkatërron një dashuri

Dajana: Është dikush që ia beson sekretet e tua?

Mentor Haziri: Po është dikush definitivisht

Dajana: Sa i dashuruar është Mentor Haziri?

Mentor Haziri: Në këto momente nuk jam shumë i dashuruar sepse për momentin jam single dhe normal në kërkim të dashurisë së çiltër, të princeshës në atë kalin e bardhë

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: