Ja sa xheloze është Mikela për Erionin, çifti tregojnë se....
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 16:56
Të ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, çifti i dalë nga “Për’puthen 2” Mikela Pupa dhe Erion Kukaj, kanë folur për marrëdhënien me njëri-tjetrin.
Ata thanë se janë xheloz, ndërsa rrëfyen se nuk i kanë shkëmbyer paswordet e rrjeteve sociale, pasi mes tyre mund të lindin zënka.
“Jo nuk është içik është shumë xheloze. Mikela e shpreh më shumë po unë e shpreh më shumë”- tha Erioni.
Mikela: Unë mendoj se nëse do të ndahesh apo të zihesh merri paswordin e telefonit apo të instagramit. Nuk duam të ndahemi akoma.
