Bora Jones, bankierja që interpreton letrat tarot

Tarot janë një pako letrash, të përdorura nga mesi i shekullit të 15-të, në pjesë të ndryshme të Evropës, për të luajtur në lojëra si tarokini italiane, taroti francez dhe konigrufen austriak , shumë prej të cilave luhen edhe sot.

Në fund të shekullit të 18-të, filluan të përdoreshin për parashikimin e parave përmes leximit të tyre. Interpretimi i këtyre letrave është relativisht taktikë e re. 

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Bora Jones rrëfeu më tepër për taktikën e letrave Tarot.

Ajo u largua nga Shqipëria drejt SHBA-së,  në vitin 2014, ndërsa në Tiranë është diplomuar për Menaxhim Bankar. Ajo tashmë jeton prej 14 vitesh në Amerikë, ekzaktësisht në Florida pasi bashkëshorti i saj është amerikan.

Ndërsa kthejmë vëmendjen nga leximi i letrave Tarot Bora u shpreh se: “Gjithçka nisi kur një grua po lexonte letrat dhe që aty kuptova lidhjen që unë kisha me to”.

Çdo gjë që ka lidhje me letrat Tarot duket se duhet të jetë perfekte pasi ka shumë detaje, madje Borës i është dashur të studiojë 8 vite, pasi ajo ka studiuar dhe astrologjinë. Edhe në peridhën kur ka qenë në Shqipëri, Bora ka pasur kuriozitetin për të ditur më shumë rreth atyre letrave.

Ndërsa sot ajo shprehet se nuk ka shumë kohë që të lexojë letra për veten e saj dhe kur ju lexon letra të afërmëve të saj ajo tregon se tregohet shumë e kujdesshme pasi ato letra shprehin çdo gjë pasi ka gjëra që nuk mund ti pëlqejnë të tjerëve. Letrat Tarot nuk rekomandohen që të japin informacione për fatalitetin.

Situata më e vështirë me të cilën është përballur Bora gjatë leximit të letrave Tarot kanë qenë kur persona të ndryshëm janë ndjerë të rrezikuar nga dhuna e ushtruar mbi to apo që ju ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në jetë.

Madje Bora shprehet se ka persona të cilët janë të varur prej tyre madje i shikojnë çdo muaj. Ato që kërkohen më shumë prej klientëve të saj janë lidhur me shëndetin, biznesin, fëmijët, tradhëtinë etj.  Ndërsa më e çuditshmja ka qenë kur një zonjë ka dashur të dijë nëse familja që do birësonte qenushët e saj do kujdesej për ta njësoj si ajo.