Paola Konstandini, biologia që zgjodhi muzikën

Paola Kostandini lindi në Korçën e bukur të serenatave. E rritur në një familje artistësh, ajo  e bëri pjesë të saj muzikën që në moshë të vogël. Ishte vetëm 5 vjeçe kur u angazhua  në korin e kishës për shumë vite, ku spikati për  zërin e saj të veçantë.

Fëmijëria e viteve 90-të, lidhet ngushtë me “festivalet” e lagjeve, aty ku Paola evidentohej si këngëtarja më e mirë. Mes kujtimesh ajo ka këngët “Kur e humba një dashuri” apo “Lozonjaren”, e Albërije Hadërgjonajt.

Paola është bashkëshortja e kompozitorit të mirënjohiur Miron Kotani.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Paola rrëfeu më tepër për karrierrën e saj muzikore për vite me rradhë.

Paola shprehet se mbështetja më e madhe e saj është bashkëshorti pasi i ka qëndruar afër në çdo hap të saj dhe përveç kësaj është edhe kritiku më i madh. Kritikat e tij më të mëdha kanë qenë lidhur me repertorin pasi Paolës i pëlqente më shumë muzika e huaj, kryesisht ajo franceze.

Paola është një këngëtare e cila përshtatet me çdo lloj ryme, por serenatat janë ato që flenë në shpirtin e saj. Një emocion të veçantë Paolës i falin këngët e artistes ikonë, Parashqevi Simaku. 

Paola shprehet se “Një gjë të cilën e kujtoj dhe me emocion, është kur po performoja live dhe  një çift francezësh më përgëzoi me superlativa kur po performoja këngë në gjuhën frënge”.

Paola dhe Minori janë prindër të një vajze, e cila duket se ka vesh të mirë muzikor, por nuk dëshiron që të ndjekë rrugën e prindërve të saj. Ndërsa në të ardhmen çifti i artistëve mendojnë të sjellin një projekt të ri për publikun. Bashkëshorti i saj është koleksionist i muzikës shqiptare duke ruajtur kështu rreth 7200 libra fizikë.