2022, Viti i Podrimjes, poetit që bashkon vlerat
Ali Podrimja është shkrimtari ikonë i cili ka lënë gjurmë në historinë e shkrimit në Shqipëri dhe jo vetëm. Podrimja lindi më 28 gusht të vitit 1942 në Gjakovë në një periudhë lufte e rrethanash aspak të volitshme madje pati dhe një fëmijëri mjaft të vështirë.
Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.
Viti 2022 është shpallur “Viti i Podrimjes. Për të folur për këtë ishin të ftuara në studion e emisionit “Jeto me Orën”, në RTV Ora, drejtuesja e Qendrës për Librin dhe Leximin, Alda Bardhyli dhe zëvendësdekanja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Elsa Skënderi Rakipllari.
Elsa Skënderi Rakipllari: "Vepra e Podrimjes është botuar në Prishtinë. Poezitë kushtuar Kosovës kanë qenë të parat, poezitë kushtuar të birit, dashurisë. Ka pasur përpjekje për ta përfshirë Podrimjen në letërsi, do ishte dashur që disa poetë të njiheshin më mire. Poezia e shkruar në Kosovë në vitet 70-80 ka prirje moderne. Ka përmasa universale kur trajton tema si dashuria, apo sëmundja e të birit."
Alda Bardhyli: "Qëllimi I këtyre aktiviteti është të kthejmë sytë te poezia, tradita. Podrimja është i njohur, kështu përtej vlerësimit, ne drejtojmë të rinjtë dhe jo vetëm te poezia e mirë. Në aktivitetet tona ka gjithmonë e më tepër të rinj dhe kjo na jep kënaqësi. Podrimja është poeti që bashkon dy vlera që mban poezia. Nevoja për informacion është për çdo poet, për çdo autor."
Elsa Skënderi Rakipllari: "Poezia e tij është porosi për të mirën, porosi etike. Poezia e tij nuk është patetike, e pavërtetë."
Alda Bardhyli: "Podrimja nuk është poet i lehtë për tu interpretuar. Lexuesi do dhe atë anën tjetër të Podrimjes."
Elsa Skënderi Rakipllari: "Duam apo nuk duam, Podrimja na flet përmes vargjeve të tij. Më pëlqen që të kem lidhje të drejtpërdrejtë me tekstin poetik."