Horror/ Nëna adoptuese vret mizorisht foshnjën pasi qante papushim
Një grua është shpallur fajtore për vdekjen e një fëmije, të cilën ajo kishte në plan ta adoptonte.
Laura Castle pranoi se kishte shkundur fëmijën për shkak se ishte acaruar nga të arat papushim.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit në, në Cumbria, në janar 2021.
Fëmija ishte marrë nën kujdesin shtetëror dy ditë pas kishte lindur më 21 dhjetor 2019 ndërsa në gusht të 2020 foshnja ishte transferuar të jetonte në shtëpinë e çiftit.
Në telefonat e çiftit janë gjetur mesazhe ku gruaja i shkruante bashkëshortit të saj duke e etiketuar fëmijën me emra vulgarë e ofendues si "çantë rënkuese" dhe duke e përshkruar se si e kishte "lëkurosur" atë plotësisht.
Shërbimet sociale ishin në dijeni se çifti donte ta adoptonte foshnjën, por jo për sigurinë e tij fizike, pasi fëmija nuk kishte shenja dhune në trup.

Sipas Lauras, foshnja nuk kishte marrë dot frymë atë natë pasi kishte rënë nga divani. Ajo vdiq të nesërmen në spitalin e fëmijëve, ndërkohë mjekët ishin të dyshimtë rreth deklaratës së saj.
Kur ajo kuptoi që deklarata nuk përputhej me lëndimet e foshnjës, kërkoi informacione se çfarë e shkaktonte gjakderdhjen në tru, duke ndryshuar deklaratën e saj se ishte ky shkaku që foshnja mund të kishe vdekur.
Në ditën e gjyqit ajo pranoi vrasjen, por tha se nuk kishte pasur qëllim ta vriste. Ajo e kishte "humbur" nga të qarat pa pushim dhe e kishte shkundur foshnjën që ta bënte të pushonte.
Ndaj 38 vjeçares rëndon akuza e vrasjes mizore të fëmijës. Ajo pritet të dënohet më 25 maj.