Senatorët republikanë mbërrijnë në Kiev, Zelensky: Takim që tregon mbështetjen amerikane

Një grup senatorësh republikanë amerikanë, të udhëhequr nga drejtuesi i tyre, Mitch Mekonnell kanë mbërritur në Kiev këtë të shtunë. Ata u takuan me presidentin Zelensky. Ky udhëtim I tyre vjen edhe në vigjilje të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Thuajse të gjithë zyrtarët më të lartë amerikanë e kanë shkelur me këmbët e veta Kievin për të takuar presidentin Zelensky dhe për të shfaqur ndihmën e tyre ndaj Ukrainës.

Këtë fundjavë në Kiev mbërriti një grup senatorësh republikanë. Udhëheqësi Republikanëve në Senat, Mitch Mçonnell së bashku me tre senator të tjerë republikanë u takuan të shtunën me presidentin Zelensky.

"Unë besoj se kjo vizitë tregon edhe një herë forcën e lidhjes mes kombit ukrainas dhe atij amerikan”, tha Zelensky.  Vizita e senatorëve Republikanë në vendin e shkatërruar nga lufta ndërsa pushtimi rus po vazhdon është një sinjal i fortë i mbështetjes amerikane, pa dallime partiake, për Ukrainën, komentojnë analistët amerikanë.

Së fundmi në Sentin amerikan nuk kaloi një projekt-ligj për të dërguar 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë në Ukrainë. Projektligji u bllokua nga senatori republikan Rand Paul.

I vetmi zyrtar që nuk ka udhëtuar drejt Kievit mbetet presidenti amerikan Biden, pasi edhe bashkëshortja e tij ka qenë më herët në Ukrainë.

Udhëtimi i republikanëve amerikanë në Ukrainë erdhi pasi Finlanda pritet të bashkohet me NATO-n, diçka që edhe fqinji i saj Suedia po mendon gjithashtu.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar ndërkaq presidentin e Finlandës se plani për të aplikuar për anëtarësim në NATO është "një gabim".