Në luftë me Rusinë, Ukraina fiton Eurovizion, incindente me hakerat filo-rusë

Ashtu si edhe shumë e kishin parashikuar Ukraina është fituesja e festivalit evropian të këngës i cila u mbajt në Torino të Italisë.  grupi ‘Kalush’ nga Ukraina arriti të grumbullojë 631 pikë duke lënë pas në vend të dytë Britaninë.

Kjo është fitore për të gjithë ukrainasit, thërritën anëtarët e grupit menjëherë pas triumfit në Evrovizion. Ju lutem ndihmoni Ukrainën dhe Mariupolin tani, u shprehën artistët

Një finale e Evrovizion e nisur me rok në një mijë dhe më pas i gjithë publiku në Torino këndoi jepni paqe dhe shans të Xhon Lenon dhe që përfundoi me një mesazh paqe që arriti fort dhe qartë përmes publikut që votoi nga shtëpia.

Por megjithatë nuk munguan as incidentet. Hakerat tentuan të sulmonin sistemin informatik duke tentuar të ndërhynin në procesin e votimit të 40 vendeve pjesëmarrëse si dhe gjatë performancës së artistëve.

Autoritetet policore italiane kanë informuar se ndërhyrja dyshohet të jetë kryer prej grupeve Killnet e Legion të Rusisë.

Aktivizimi i një dhome operative me specialistët më të mirë të Qëndrës Kombëtare të Mbrojtjes kundër krimit kibernetik e të Policisë Postale, në bashkëpunim me RAI bëri të mundur parandalimit e këtyre sulmeve që u identifikuan në kanalin Telegram e nga grupe që u mbajtën në monitorim për mbi 1000 orë prej 100 specialistëve policorë.