Apolonia dhe Korabi në finalen play-off të së Parës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2022, 18:46
Do të luhet mes Apolonisë dhe Korabit ndeshja play-off e Katëgorisë së Parë që më pas do të caktojë edhe skuadrën që do ë sfidojë Egnatian për Kategorinë Superiore.
Fierakët mundën 1-0 pukjanët e Tërbunit duke fituar minimalisht 1-0 në stadiumin “Loni Papuciu” dhe tashmë do të sfidojnë vendin e tretë të sezonit tëv rregullt, Korabin. Dibranët regjistruan të njëjtin rezultat ndaj Tomorit në Peshkopi.
90 minutat e fundit që do të luhen në një fushë asnjëanëse, do të caktojnë skuadrën finaliste që më pas do të udhëtojë drejt Rrogozhinës për të sfiduar Egnatian në një ndeshje të drejtëpërdrejtë.
