Rezoluta e Srebrenicës, analisti Baçi: Kemi dy pandershmëri shumë të mëdha
Analisti Agim Baçi gjatë një interviste për Ora news ne gazetarin Arnond Kariqi foli rreth votimit të ditës së djeshme në parlamentin shqiptarë mbi rezolutën përsa i përket gjenocidit të Srebrenicës ku 15 vota ishin por dhe 51 kundër.
Sipas tij ishte e pritshme që të votohej kundër rezolutës sepse maxhoranca ka bërë të qartë se iniciativat e përfaqësuara nga zoti Berisha do ti kundërshtojë.
Ai tha se ka dy pandershmëri shumë të mëdha përsa i përket kësaj rezolute. Një pandershëmri nga Berisha pasi sipas Baçit, ai e bën tani sepse do të bëjë gjithçka për të bindur maxhorancën që ai është faktori me të cilin do të negociohet.
Agim Baçi: Por kemi dy pandershmëri shumë të mëdha. Një pandershëmri nga zoti Berisha i cili nuk tregoi dot se pse kur ishte kryeministër në vitin 2009 dhe kur Parlamenti Europian iu kërkoi gjithë vendeve që të dënonin me rezoluta në parlamentet e tyre genocidin serb, ai nuk dha asnjë shpjegim. Ai e bën tani sepse do të bëjë gjithçka për të bindur maxhorancën që ai është faktori me të cilin do të negociohet. Gjithçka është politike, nuk kishte rëndësi për Berishën nëse do të kalohej apo do të rrëzohej. Rëndësi ka që përballja me maxhorancën të jepte idenë se tashmë është vetëm zoti Rama dhe zoti Berisha dhe nuk ka askënd tjetër në atë parlament me të cilin mund të komunikojmë.
Përsa i përket pandërshmërisë së dytë konsideron si të tollë shmangien nga maxhoranca të një të vërtete historike dhe duke e kundërshtuar vetëm për shkak se e ka propozuar Berisha.
Agim Baçi: Pandershëmëria e maxhorancës duke dukë ju shmangur një të vërtete historike dhe duke e kundërshtuar vetëm për shkak se e ka propozuar Berisha dhe pandershmëria e vetë zotit Berisha për të shpjeguar pse këtë nuk e bëri në kohën e duhur por do ta bëjë tani kur nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje.
