Vëzhgimi nga ajri nis këtë fundjavë, 38 dronë për të identifikuar parcelat e hashashit
Një armatë prej 38 dronësh janë shpërndarë në të gjitha drejtoritë e policisë në vend këtë fundjavë për nisjen e operacionit anti-kanabis në gjithë vendin. Vëzhgimi nga ajri do përqendrohet në zonat ku dyshohet se ka parcela me drogë ndërsa në fazën e dytë të aksionit do të bëhet ndërhyrja për asgjësimin e bimëve narkotike.
Policia e shtetit ka shpërndarë një armatë prej 38 dronësh në 12 drejtoritë vendore pasi këtë fundjavë është parashikuar një aksion anti-kanabis në të gjithë territorin malor, në zonat ku ka dyshime se kultivohet lëndë narkotike.
Sipas burimeve monitorimi do të bëhet në ato zona ku policia ka marrë informacione operative për prani bimësh narkotike ndërkohë që Dronët do të përdoren për shkak të terrenit të vështirë.
Aksident i rëndë në portin e Durrësit, humb jetën punonjësi
15 Prill, 14:52
Në ditët në vijim pritet krijimi i një grupi me forcat që do të ndërhyjnë për asgjësimit të lëndëve narkotike. Kontrollet me dron mësohet se do të vazhdojnë për disa javë, pasi në fillim të muajit Maj do të angazhohen avionët e Guarda Di Finanza për vëzhgime nga ajri.
Fokusi i shtuar i policisë mësohet se janë shtëpitë e barit, të cilat duket se janë kthyer në fenomen vitin e fundit për shkak të numrit të madh të rasteve të zbuluara.
Në 4 muaj e parë të këtij viti janë evidentuar të paktën 15 ambiente të tilla ku kultivohej kanabis sativa ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar 2021 u zbuluan 26 ambiente të brendshme ku kultivohej drogë.
Kruja mban vendin e parë për kultivimin e kanabis sativës në ambiente të mbyllura pasi në këtë zonë policia ka arrestuar 8 persona e ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë. Në total policia ka sekuestruar rreth 3 mijë bimë narkotikë të cilët ishin në fazën fillestarë të kultivimit.

