Ekskluzive/ Ndjekja e policisë, arrestohen dy të rinjtë që braktisën makinën tek "Astiri"

Ora News siguron momentin kur dy të rinj, 17 dhe 20 vjeç, që po ndiqeshin nga policia braktisin mjetin e tyre dhe largon në drejtim të paditur rreth orës 23.30 të së enjtes në Tiranë.

Ata dalin nga mjeti dhe nisen për tu larguar në këmbë në rrugën e Astirit por sapo shikojnë praninë e policisë kthehen sërish mbrapsht dhe lëvizin drejt një rrugë qorre.

Sipas policë dy të rinjtë kishin si qëllim të kryenin një grabitje por u arrestuan pak minuta më vonë. makinën e braktisur janë konstatur gjurmë plumbi si dhe xhamin e thyer. Po ashtu edhe njëra prej gomave ishte dëmtuar.

Burimet zyrtare thanë se pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Vjedhja" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim; M. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Vjedhja" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i Krimit".

Gjatë kontrollit të mjetit dhe kontrollit fizik të tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.