Tentoi të vrasë në Itali, arrestohet Agaçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2022, 10:44
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë.
Në pranga ka rënë Aleksandër Agaçi, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale "Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.
Ky shtetas u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.