Rob lufte apo të vdekur, Ukraina hap një faqe interneti për të ndihmuar familjet ruse të gjejnë të afërmit e tyre
Ukraina ka hapur një faqe interneti për të ndihmuar familjet ruse të gjejnë të afërmit e tyre të vrarë në luftime.
Në adresën http://200rf.com, Ministria e Brendshme publikon foto dhe dokumente të ushtarëve rusë të vdekur dhe të kapur.
"Kjo faqe u krijua nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Në të do të gjeni informacione për ushtarët rusë të kapur dhe të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i okupimit. Këtu do të postojmë menjëherë foto dhe video që marrim nga fusha e betejës.Nëse të afërmit ose miqtë tuaj janë në Ukrainë dhe marrin pjesë në luftën kundër popullit tonë - këtu mund të merrni informacione për fatin e tyre. Fatkeqësisht, është e vështirë të identifikohen shumë të vrarë. Ne i postojmë qëllimisht këto foto dhe video, pasi ju mund të njihni dikë me shenja indirekte.Informacioni përditësohet vazhdimisht".
