Automjetet ushtarake shihen më pak se 20 milje nga Ukraina
( portimi i Caroline Davies, korrespondente e BBC-së në Moskë nga Belogrodi, afër kufirit me Ukrainën)
Rreth një duzinë automjetesh ushtarake janë të parkuara në një fushë në anë të rrugës kryesore nga Belgorodi në Rusi në Kharkiv në Ukrainë.
Kamionë, automjete të blinduara dhe seksione të raketave janë të vendosura rreth kësaj pjese të kufirit.
Jemi më pak se 20 milje nga Ukraina.
Pas një dite me diell, moti i sotëm ishte me mjegull, me borë të dendur.
Sot nuk dëgjojmë tinguj sulmi, por në qendër të qytetit të Belgorodit, banorët thonë se dëgjuan shpërthime dje.
Raportet e mediave tregojnë se nga aty nisen nisen raketa drejt Ukrainës.
Disa banorë përsërisin retorikën e Presidentit Putin.
“Ne ishim të mërzitur dhe të frikësuar. Madje fillova t'i bëj gati rrobatduke menduar se do të duhet të largohemi, - më thotë Natalia.
“Por shpejt ishte në rregull, presidenti i shpjegoi të gjitha se ata do të synojnë vetëm objekte ushtarake. Të gjithë të afërmit tanë jetojnë atje, kështu që është e pakëndshme, por nuk kishte rrugëdalje tjetër.”
Tashmë ka prova se objektiva joushtarake janë goditur në Ukrainë.
Të tjerët nuk janë të qetë.
Lena jeton 1 km larg kufirit. Ajo është shtatzënë dhe e shqetësuar për familjen e saj. "Sigurisht që u frikësuam," më thotë ajo.
“Për momentin, ne vendosëm të shkojmë në Belgorod. Nuk kemi asnjë ide se çfarë po ndodh.”
Mbesa e saj Masha thotë: “Nuk ka asgjë të mirë në këtë. Nuk më intereson politika, por është turp që duhet të vuajnë njerëzit e zakonshëm. Ne jemi vëllezër. Nuk gjej fjalë për ta shprehur.”

